Lyon u kualifikua në raundin e 1/16 të Kupës së Francës pasi mposhti lehtësisht me rezultatin e thellë Ajaccio të ligës së dytë në fazën e 1/32. Skuadra e Rudi Garcias ishte në superformë në këtë sfidë duke zgjidhur gjithçka që në pjesën e parë me golat e Memphis Depay, Slimanit, Cornet dhe Cherki. Në fraksionin e dytë Lyon shënoi edhe golin e 5-të me penalltinë e kthyer në gol nga Aouar. Ajaccio gjithsesi arriti të realizonte golin e Flamurit në minutën e 90-të me penalltinë e realizuar nga Nouri, duke e bërë më pak të dhimbshme këtë humbje. Lyon në këtë sezon po lufton për titullin kampion në Ligue 1 teksa aktualisht pozicionohet në vendin e 2-të me 1 pikë më pak se Lille.
Lajme të tjera
Kombëtare
Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...
Futboll
Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....
Kategoria Superiore
Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...
Futboll
Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...