Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Gurishta: Trajneri ka mbështetjen e ekipit, ndaj Korabit vjen kthesa

Besimi tek kthesa ekziston tek të gjithë pjesëtarët e Vllaznisë dhe këtë gjë ia kanë komunikuar edhe drejtuesve në takimin që kanë patur ditët e fundit me ta. Një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga kapiteni Erdenis Gurishta në daljen e tij para gazetarëve në prag-ndeshjen me Korabin.

Çfarë ka ndodhur te Vllaznia javët e fundit?
Nëse deri tani kemi ardhur këtu ku jemi, kemi ardhur për meritë të të gjithëve dhe po ashtu, kur kalojmë një situatë të keqe, përgjegjësia është e të gjithëve. Por e them me bindje të plotë se trajneri ka mbështetjen e të gjithë ekipit dhe mund të them se është një ndër trajnerët më të mirë që ka ardhur në Shkodër. Jemi të lumtur që punojmë me të dhe të gjithë bashkë kemi për të vazhduar përpara drejt objektivit.

A është gati skuadra për të bërë kthesën e duhur?
Na vjen keq për situatën e krijuar që nuk është e mirë, por ekipi ka forca për të reaguar sa më shpejt dhe besoj se ky reagim do të vijë që nesër kundër Korabit dhe Vllaznia do të bëjë kthesën.

Sa e vështirë do të jetë sfida me Korabin?
Sigurisht që po i bëjmë një vlerësim maksimal Korabit sepse siç dihet ka eliminuar Tiranën, ndonëse luan në kategori të parë. Ka një ekip simpatik, ka një trajner të mirë si profesor Agim Canaj. E vlerësojmë shumë këtë skuadër, por do të futemi në fushë vetëm për të fituar dhe për të kaluar këtë moment të vështirë, këtë ngërç psikologjik që kemi krijuar dhe për ta kthyer atmosferën në anën tonë.

A mund të jetë ndeshja ndaj dibranëve një pikë kthese për Vllazninë?
Besoj se po. E rëndësishme është të kualifikohemi nesër dhe pastaj e gjithë vëmendja do të përqendrohet tek Kastrioti.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...