Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Sherri hero ndaj Partizanit, pret dy penallti dhe çon Laçin në gjysmëfinale

Plot 120 minuta lojë me ritëm e luftë të fortë sportive, nuk mjaftuan që Laçi e Partizani të shënojnë qoftë edhe një gol të vetëm në sfidën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, teksa nga pika e penalltive fati u buzëqeshi kurbinasve, që siguruan kalimin në gjysmëfinale.

Pas një periudhe të vështirë për shkak të disa gabimeve në portë, gardiani shkodran Alen Sherri u shndërrua në hero të kurbinasve pasditen e sotme, pasi jo vetëm ruajti të paprekur kuadratin për 120 minuta, por ia doli të presë edhe dy penallti.

Ndeshja nisi me një goditje dënimi për Partizanin, ekzekutimi i së cilës u mor për përsipër nga Esat Mala, që gjuajti rrezikshëm, por topi përfundoi jashtë kuadratit të portës.

Në minutën e 11’ pati momente paniku në fushën e blertë, pasi Nwabueze u shemb në tokë duke i alarmuar të gjithë me gjendjen e tij shëndetësore, por fatmirësisht nuk pati asgjë për sulmuesin, që pak sekonda më vonë iu rikthye lojës normalisht.

Partizani pretendoi për një 11-metërsh në minutën e 31-të, pas një ndërhyrjeje të Ignjatovic ndaj Çinarit, por nuk pati të njëjtin mendim arbitri kryesor i takimit.

Deri në fundin e pjesës së parë “të kuqtë” kërcënuan dy herë rrezikshëm kuadratin e kurbinasve, por Cordeiro gjeti rrjetën e jashtme, ndërsa më pas goditja e Malës u grushtua nga nga portieri Alen Sherri, që ruajti të paprekur portën e tij në gjysmën e parë të lojës.

Pjesa e dytë nisi me një ritëm të ngadaltë, teksa me kalimin e minutave ishte partizani që u shfaq më rrezikshëm. Kërcënimin e parë të rrezikshëm e dha Valetino Murataj, por gjuajtja e tij u prit saktësisht nga Sherri, ndërsa më pas provoi edhe Çinari, por goditja e tij përfundoi pak mbi kuadrat.

Në minutat shtesë ishte Laçi që kërcënoi dy herë rrezikshëm portën e mbrojtur nga Alban Hoxha, por nuk ia doli të dërgojë topin në rrjetë, duke bërë që koha e rregullt të mbyllet në barazim pa gola dhe skuadrat t’i drejtohen shtesës prej 30 minutash.

Partizani u shfaq më i saktë në qarkullimin e topit dhe iu afrua dy herë golit, por Çinari gjuajti mbi kuadrat, ndërsa më pas ishte Sherri që grushtoi një top, pak para se Cara ta shtynte në rrjetë. Nga ana tjetër Laçi u shfaq kërcënues me Julina Shehun që gjuajti nga distanca dhe në një moment kërkoi edhe penallti, për një ndërhyrje në dëm të Obanor, por që nuk kishte të njëjtën mendim arbitri Shahini.

Pas 120 minutash “shterpësi”, çështja e kualifikimit u vendos nga pika e penalltisë, aty ku kurbinasit ekzekutuan saktë 4 nga 5 goditjet dhe siguruan kualifikimin për në gjysmëfinale, pasi “të kuqtë” shpërdoruan dy penallti me Bardhin dhe Carën, të cilat u pritën nga shkodrani Alen Sherri.

Festë e ligjshme për bardhezinjtë e Laçit, që u bashkuan të gjithë me portierin Sherri, teksa nga pakujdesia i shkaktuan edhe një çarje në kokë këtij të fundit, që u mjekua menjëherë nga stafi mjekësor i kurbinasve.

Dëshira e Dinamos nuk mjafton, Skënderbeu kalon në gjysmëfinale

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...