Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Ndreu: Luajtëm dobët, nuk kemi lojtarë!

I zhgënjyer Ramazan Ndreu pas humbjes 0-3 që Kastrioti i tij pësoi ndaj Kukësit në Kamëz. Në mikrofonin e Supersport numri 1 i krutanëve theksoi se skuadra e tij luajti shumë e dobët dhe se tashmë vëmendja duhet të shkojë te sigurimi sa më i shpejtë i mbijetesës, pasi Kastrioti ka një grup jo të plotë futbollistësh.

“Sot ishte një ndeshje e interpretuar shumë dobët nga ana jonë. Gjatë gjithë javës i kam thënë skuadrës që do të kemi përballë një ekip të fortë pavarësisht situatës që vinin. Ajo që unë i kam bërë skuadrës të ditur disa herë është se nuk krahasohemi me Kukësin as me nivelin profesional as financiar dhe ishim të kënaqur edhe me një pikë, luajtëm mirë në pjesën e parë kishim një rast në fillim të pjesë të dytë me Rezin që nëse do të ishte gol do të kishte ndryshuar gjithçka”.

“Lojtarët nuk e marrin seriozisht çfarë ne i themi, ne jemi një skuadër e re, dhe unë e shoh që në pjesën e dytë ishim një skuadër totalisht jashtë sepse ishin dhe lojtarët jashtë pozicioni, kishim dhe mungesa me Da Silvan i cili ishte mungesë kryesore. Ne jemi skuadra më e lehtë dhe jo të krahasohemi me Kukësin, ne ishim me idenë që po të barazonim me Kukësin do të ishim të kënaqur, por nuk shkoi kështu. Pas rastit që humbi Rezi ne humbëm besimin dhe aty Kukësi duke patur nivel na sulmoi. Da Silva në këtë ndeshje do të jetë një fushë. Ne jemi një skuadër pa lojtarë dhe duhet të sigurojmë mbijetesën.”

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...