Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

FSHF reagon për ngjarjen në ndeshjen e kampionatit të futbollit për femra

Pas ngjarjes në ndeshjen e kampionatit të futbollit të femrave midis Partizanit dhe Bilishtit, ku tre nga futbollistet e skuadrave mike shfaqën probleme shëndetësore dhe u dërguan për ndihmë mjekësore, ka reaguar edhe Federata Shqiptare e Futbollit.

Në një komunikatë zyrtare, FSHF-ja sqaron se vajzat që humbën ndjenjat, u shoqëruan menjëherë drejt një spitali privat në kryeqytet, ku kryen të gjithë ekzaminimet mjekësore dhe tashmë kanë lënë klinikën.

Ja komunikata e FSHF-së:
Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të sqarojë dramën e klikimeve të krijuara ditën e sotme në lidhje me ndeshjen Partizani-Bilisht Sport, e vlefshme për javën e parafundit të Kampionatit Kombëtar të Futbollit të femrave.

Gjatë zhvillimit të ndeshjes së vlefshme për javën e 21-të të kampionatit, 3 vajza të ekipit juglindor kanë shfaqur gjendje të fikëti. Menjëherë vajzat janë shoqëruar në Spitalin Amerikan nga Ambulanca, e sjellë nga klubi pritës, FK Partizani, që kanë qëndruar së bashku me delegatin e ndeshjes, pranë vajzave.

Tre futbollistet pasi kanë kryer analizat e nevojshme kanë lënë ambientet e Spitalit. I bëjmë thirrje të gjithë mediave që të jenë shumë të kujdesshme në raportimin e ngjarjeve të tilla, duke parë që kanë të bëjnë me emocione të lojtareve, prindërve dhe të afërmve të tyre. Në garën e ekskluziveve dhe klikimeve duhet të tregojmë së paku humanizëm dhe profesionalizëm.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...