Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Shulku merr pjesë në mbledhjen e Komitetit të Futbollit në UEFA

U zhvillua pasditen e sotme mbledhja e Komitetit të Futbollit në UEFA, në të cilën mori pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku, në cilësinë e anëtarit të këtij komiteti të rëndësishëm në qeverinë e futbollit europian, ku bëjnë pjesa emra të mëdhenj si Luis Figo, Demetrio Albertini e Dejan Saviceviç.

Në rendin e ditës së mbledhjes së këtij Komiteti ishin disa rregulla të lojës si elementi i pesë zëvendësimeve, që do të qëndrojë në fuqi deri në dhjetor 2021, duke parë ngjeshjen e madhe të kalendarëve si pasojë e Covid-19 që solli edhe spostimin me një vit të Kampionatit Europian. Element tjetër që u diskutua për rregullat e lojës ishte pjesa e faulleve me dorë brenda zonës që do të konsiderohen penallti, pas disa propozimeve që kanë mbërritur nga IFAB.

Në veçanti, temat që u pritën me interes dhe u diskutuan ishin strukturat dhe formatet e UEFA Champions League, UEFA Europa League dhe UEFA Conference dhe ndryshimet e mundshme në dy kompeticionet bazë, ato edhe Champions dhe Europa League. Një tjetër temë me shumë interes ishte ajo e kompeticioneve të moshave, propozim që jo vetëm favorizon ekipet kombëtare të federatave të vogla por rrit në të njëjtën kohë dhe intensisetin e ndeshjeve përmes një skeme të re që do është propozuar nga UEFA.

Komiteti i Futbollit është një strukturë e cila pret propozimet që i vijnë nga administrata e UEFA-s, i merr në shqyrtim ato propozime dhe jep vlerësimet e nevojshme në të mirë të lojës për t’i kaluar më pas, në procesin e vendimmarrjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...