Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

De Laurentiis mendon për trajnerin e ri, ka balotazh Spalletti-Conceicao

Napoli pësoi një zhgënjim të jashtëzakonshëm mbrëmjen e djeshme, pasi nuk arriti të marrë tre pikët ndaj Veronës dhe e mbylli sezonin jashtë zonës Champions, ndërsa presidenti De Laurentiis njoftoi menjëherë mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Gennaro Gattuso.

Në ditëlindjen e tij të 72-të, bosi napolitan ka nisur të mendojë menjëherë për ringritjen dhe në listën e kandidatëve për trajner po shtohen gjithmonë e më shumë emra, megjithatë vlen të theksohet se ai i Massimiliano Allegrit është përjashtuar përfundimisht.

De Laurentiis ka bisedime të hapura me ish trajnerin e Romë se Interit, Luciano Spalletti, i cili tashmë ka përfunduar detyrimet kontratore me zikaltrit dhe është gati të rikthehet me një eksperiencë të re.

Napoli është një emër mjaft i mirë për Spallettin, por palët janë ende larg një marrëveshjeje, pasi paga që pretendon trajneri italian, duket se nuk e bind aspak presidentin Aurelio De Laurentiis.

Ky i fundit ka renditur në krye të preferencave portugezin Sergio Conceicao, i cili po bën mjaft mirë në stolin e Portos dhe në sezonin që sapo u mbyll, eliminoi nga Liga e Kampionëve Juventusin.

Portugezi ka folur me drejtuesit e Portos, për t’u konfirmuar dëshirën për t’u larguar dhe nëse fiton balotazhin me Spallettin, atëherë do të fluturojë menjëherë drejt Italisë për të firmosur kontratën para se të nisë pushimet.

Lajme të tjera

Bundesliga

Olivert Glasner është emri i momentit te Bayern Munich. Rekordmenët e futbollit gjerman po kërkojnë prej kohësh për pasardhësin e Thomas Tuchel. Xabi Alonso,...

Futboll

Struga shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut për të dytin vit radhazi. Struganët triumfuan 0-2 në derbin e shqiptarëve përballë Shkëndijës së Tetovës, duke...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Legjionarët

Fitorja është alternativa e vetme për Sassuolon në transfertën kundër Genoas, duel që po transmetohet në SuperSport 2. Skuadra mike ku bëjnë pjesë Marash...