Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Reali pret përgjigjen e Varane, Man. United dhe PSG me oferta joshëse

Rinovimi i kontratës Raphael Varane do të jetë një nga çështjet kryesore të verës në shtëpinë e Realit të Madridit. Klubi “merengues” i ka bërë ofertë qendërmbrojtësit, por ende nuk ka marrë përgjigje nga lojtari apo menaxheri tij. Koha punon kundër Realit, që dëshiron të mos e humbë një futbollist të veçantë se Varane, që aktualisht, në moshën 28-vjeçare, pasi ka fituar gjithçka me “Los Blancos” është i përqendruar në Kampionatin Europian. Ai ka oferta nga Manchester United dhe PSG, dy klube që mund t’i paguajnë atij pagë të lartë, të denjë për një lojtar që ka fituar kaër Champions dhe një Botëror me përfaqësuesen e “Gjelave”.

Aktualisht Varane fiton rreth 5.5 milionë euro neto në sezon, një shifër që do të përmirësohej ndjeshëm në propozimin e Realit, pavarësisht situatës delikate ekonomike si pasojë e pandemisë globale. Por realiteti është se si Manchester United dhe PSG mund t’i ofrojnë atij kontrata shumë më të mira nëse nuk rinovon dhe largohet nga kryeqyteti spanjoll si lojtar i lirë. Është pak a shumë e njëjta situatë të cilën “Los Blancos” e shfrytëzuan duke i rrëmbyer Bayernit Alaban.

Por në rastin e Varane jo gjithçka është çështje parash. Francezi mbërriti në Madrid kur ishte vetëm 18 vjeç, kështu që ai e zhvilloi gjithë karrierën e tij në elitë në klubin më të titulluar në botë, pa harruar faktin që, që nga viti 2013, ka luajtur rregullisht në përfaqësuesen e Francës.

Në Madrid e kanë të qartë dëshirën e futbollistit për të provuar aventura të reja, megjithatë drejtuesit e “Los Blancos” do të bëjnë gjithçka kanë në dorë për ta bindur që të qëndrojë me dëshirën e madhe për të ruajtur stabilitetin në një mbrojtje që së shpejti pritet të humbasë Sergio Ramosin.

Faktori i fundit për zgjidhjen e ekuacionit është kthimi te Reali i Carlo Ancelottit, mendimi i të cilit gjithashtu mund të ketë peshë në rezultatin përfundimtar të kësaj çështjeje.

Në vitin e parë të italianit në “Bernabeu”, ai luajti vetëm 23 ndeshje, një numër që u dyfishua në sezonin 2014-15. Në fakt, kjo shifër shënon majën e performancës së tij si lojtar i Madridit në një sezon. Gjatë edicionit të kaluar, Varane është aktivizuar në total në 41 ndeshje.

 

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...