Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Zhang konfirmon drejtuesit, Ausilio dhe Marotta deri në vitin 2024

Pas lamtumirës së Antonio Contes, Interi bën llogaritë për të ardhmen, duke vendosur pikat mbi “i” për disa çështje të rëndësishme. Në pritje të zhbllokimit të merkatos, ku është e vështirë të ndërhyhet, pasi me fillimin Euro 2020 bisedimet janë bërë më të vështira për shumë lojtarë, në shtëpinë zikaltër janë hedhur disa hapa të rëndësishëm. Gjithçka nis me konfirmimin e stafit drejtues: është gati rinovimi i kontratës si me Ausilion dhe me Marottan. Të dy do të qëndrojnë në Milano deri në vitin 2024.

Presidenti Zhang ka kërkuar fillimisht të “blindojë” kupolën drejtuese, atë që ishte thelbësore me vendimet e saj për fitimin e titullit kampion pas më shumë se një dekade. Më pas do të kalohet te çështjet që i takojnë ngushtësisht fushës së blertë. Më kryesorja ka të bëjë me Christian Eriksenin. Tani për tani, numri 10 danez duhet të bëjë pushim absolut. Interi ka vendosur të mos i bëjë qoftë një vizitë, për të mos e shqetësuar. Në një moment të dytë, Christiani do të kthehet në Milano për kontrolle të detajuara. Zikaltrit duan ta kenë në grumbullim, më 8 korrik, bashkë me trajnerin e ri, Simone Inzaghi, për të treguar lidhjen absolute të klubit me lojtarin.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...