Connect with us

Hi, what are you looking for?

Sport

Ferit Keta zbret në ring, nga kalaja e Bashtovës synon titullin kampion

Ferit Keta do të ngjitet në ring me sytë nga një kurorë që nuk e ka mbajtur asnjëherë në karrierën e tij. Luftëtari shqiptar kërkon titullin e kampionit të botës në Kickbox. K1 është organizatë mjaft e njohur e themeluar që në vitin 1993 dhe që do t’i japë mundësinë unike bulqizakut, që të marrë në duart e tij gjerdanin e artë në evenimentin që do të zhvillohet më 14 Gusht në kalanë e Bashtovës në Rrogozhinë.

Nën logon shumë të dashur të vëllezërve Keta, “duel në themel”, në ring do të jetë 32-vjeçari i cili me mbështetjen maksimale të tifozerisë që do të ketë mundësinë të marrë pjesë duke respektuar çdo rregull anti-covid, do të synojë të ngjitet në majën e botës. Kundërshtari që tashmë është zyrtarizuar dhe nuk është një rival i thjeshtë, quhet Gulliermo Bolkland.

29-vjeçari nga Surinami, por me pasaportë holandeze, i mbiquajtur “Cobra” pikërisht për shkak të aftësisë së tij për të goditur në mënyrë fatale kundërshtarin, vjen me një rekord prej 14 fitoresh dhe 4 humbjesh, dhe është një luftëtar me shumë cilësi, aspak për t’u nënvlerësuar, edhe për faktin se në një sport ku humbjen dhe fitoren e ndan vetëm një çast, vështirë se mund të nënvlerësosh ndokënd.

Ferit Keta i cili në boksin profesionit ka një rekord peferkt prej 14 fitoresh dhe asnjë humbjeje, do të rikthehet në kickbox dhe prej më shumë se një muaji ka nisur përgatitjet intensive nën kujdesin e trajnerit të tij, Ismail Ketës, i cili me sa duket si një ish kampion bote në Kickbox kërkon që trashëgiminë t’ia kaloj pikërisht Feritit. Një event unik dhe një superduel, do të ndezin kalanë e Bashtovës më 14 Gusht.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...