Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Nuk ka rinovim me Man. United, Pogba drejt transferimit te PSG-ja

E ardhmja e Paul Pogba është gjithmonë e më larg Manchesterit. Kontrata e mesfushorit francez me “djajtë e kuq” skadon verën e ardhshme dhe deri tani palët nuk kanë bërë asnjë tentativë për ta rinovuar, ndaj Mino Raiola po punon për të gjetur një tjetër sistemim për klientin e tij.

Menaxheri i Pogba ka bërë sondazhe në disa klube të mëdha europiane, por për momentin vetëm Paris Saint Germain duket e aftë ekonomikisht për të blerë kartonin e mesfushorit dhe për të shtuar një tjetër yll në “Parkun e Princave”.

Pas Wijnaldum, Hakimit, Sergio Ramosit e Donnarummës, kryeqytetasit kanë dhënë miratimin edhe për transferimin e Pogba, teksa kanë shprehur gatishmërinë për të paguar rreth 50 milionë euro për kartonin e tij.

Natyrisht kjo shifër është shumë më e ulët sesa pretendojnë anglezët, por në kushtet kur mund ta humbin me parametra zero verën e ardhshme, do të ishte më mirë të arkëtonin ato 50 milionë euro këtë verë.

Përveç Paris Saint Germain, edhe Juventus ka shprehur dëshirën për të rikthyer në Torino mesfushorin kampion bote me Francën, por bardhezinjtë nuk mund të përmbushin pretendimet ekonomike të Pogba, pasi kanë tashmë një pagë mjaft të lartë për të përballuar, atë të portugezit Cristiano Ronaldo.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...