Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Franca, Spanja e Gjermania marin fitoret e para, ngec Brazili!

Spanja mori fitoren e parë në grupin C të Olimpiadës Tokyo 2020 në futboll për meshkuj. La Roja që është edhe favoritja kryesore për të fituar medaljen e artë edhe këtë herë hasi shumë vështirësi teksa përballë Australisë e nderoi një gol i Mikel Oyarzabal në minutën e 81-të. Me këtë sukses Spanja u ngjit në krye të grupit C ndërkohë që në sfidën tjetër Argjentina mori tre pikët e para pasi kaloi me rezultatin minimal 1-0 Egjiptin. Pas fitores bindëse ndaj Gjermanisë, Brazili ndau pikët në ndeshjen e dytë të grupit D përballë Bregut të Fildishtë ndaj të cilëve barazoi 0-0, ndërkohë që Gjermania mori tre pikët e para falë suksesit 3-2 ndaj Arabisë Saudite, duke e bërë interesante çështjen e kualifikimit. Tre pikët e para mori edhe Franca në grupin A që mposhti 4-3 me përmbysje Afrikën e Jugut falë një tregolëshi të veteranit Gignac. Japonia kryeson e vetme tashmë grupin A pas fitores 2-1 ndaj Meksikës ndërsa në grupin B kryeson Koreja e Jugut që mposhti thellë 4-0 Japoninë ndërsa Hondurasi kaloi me shifrat 3-2 Zelandën e Re.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...