Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Gjermanisë

“Injoranti” Van Bommel kreu 6 zëvendësime, Wolsburgu rrezikon eliminimin

Mark Van Bommel e djallos që në start. Pas përvojës me PSV-në, të dielën ish-futbollisti i Milanit, drejtoi ndeshjen e parë si trajner i Wolfsburgut dhe fillimi sigurisht që nuk ishte një ogur i mirë. Ndeshja e Kupës së Gjermanisë kundër Preussen Munster u fitua 3-1 nga “ujqërit”, por kualifikimi në raundin e dytë të kompeticionit është në rrezik të madh, sepse holandezi kreu gjithsej 6 zëvendësime, një më shumë nga ç’parashikonte rregullorja: 3 në kohën e rregullt dhe 3 në kohën shtesë.

Një episod që sjell në mendje atë që ndodhi rreth shtatë muaj më parë në Kupën e Italisë në ndeshjen midis Romës dhe Spezia, kur Paulo Fonseca bëri zëvendësimin e gjashtë që i kushtoi Romës eliminimin.

E njëjta gjë mund të ndodhë edhe me Wolsburgun, arsye që shtyu gazetat gjermane të sulmonin ashpër holandezin për injorancën që tregoi sa u përket rregullave të lojës.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...