Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Magani: Luajtëm mirë, mund të merrnim edhe më tepër!

I kënaqur me një pikë, Gugash Magani trajneri i Egnatias në mikrofonin e Supersport vlerësoi paraqitjen e skuadrës së tij në përballjen ndaj Tiranës në kryeqytet. Një ndeshje në të cilën Egnatia barazoi 1-1 duke marrë pikën e parë në këtë kampionat.

“Një pikë në transfertë përballë Tiranës është rezultat pozitiv. E kam thënë se skuadra do ende kohë për të shkuar atje ku ne mendojmë dhe pretendojmë. Ishte ndeshje e balancuar, siç kishim ne raste, kishin edhe ato. Barazimi ishte rezultati i drejtë. Në fund mund të kishim shfrytëzuar rastet dhe të fitonim, por edhe të humbnim. Telushi e Imeri janë jashtë formës për shkak se nuk kanë luajtur shumë. Djemtë treguan karakter dhe jam i kënaqur me ta. Rrugëtimi në Superiore është i vështirë sepse janë skuadra me histori përballë.

“Ne nuk kemi histori, por kemi organikë dhe kushte optimale për të bërë kampionat të mirë dhe kapur objektivat, që do i shpalosim me kalimin e kohës sepse kampionati është shumë i ekuilibruar. Para disa viteve edhe Kukësi erdhi nga Kategoria e Tretë dhe bëri historinë. Në Rrogozhinë presidenti ka bërë mrekulli, ka ndërtuar stadium, qendër stërvitore dhe ka marrë kampionë në skuadër. Ne do punojmë dhe do jemi me këmbë në tokë. E di sa e fortë është Superiorja, kam eksperiencë këtu dhe kjo është pikë e fortë e imja, gjithsesi nuk jemi magjistarë”, u shpreh Magani.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...