Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Lewandowski: Jam si vera, po bëhem më i mirë, mendoj vetëm për Bayernin

Sulmuesit të Bayernit të Mynihut, Robert Lewandowski, iu dorëzua këtë të martë “Këpuca e Artë” e Europës, trofeu prestigjioz individual, i fituar prej tij falë 41 golave të shënuar sezonin e kaluar në Bundesligë.

Edhe pse ka mbushur 33-vjeç, polaku këmbëngul se ka ende shumë për të dhënë në nivelet më të larta dhe se është i përkushtuar për të fituar trofe të tjerë me Bayernin.

“Nuk kam pse të provoj veten në një ligë tjetër. Në Ligën e Kampionëve mund të garoj me më të mirët e kampionateve të tjera. Jam 100 për qind i fokusuar te Bayerni, nuk mendoj për asgjë tjetër veç ekipit tim”.

“Poli”, siç thirret ndryshe Lewa, ka kontratë me kampionët dhe rekordmenët gjermane deri në vitin 2023, dhe ai nuk po mendon të heqë dorë nga futbolli.

“Mosha është thjesht çështje shifrash. Ndihem shumë mirë, kam vlerat më të mira që kam pasur ndonjëherë. E di se ende mund të luaj në nivelin më të lartë për vitet në vazhdim. Jam si vera e mirë dhe shpresoj të bëhem edhe mi mirë me kalimin e kohës”.

Statistikat e Lewandowskit nuk e shmangin dot krahasimin me dy të mëdhenjtë e futbollit, që janë ende në aktivitet, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.  

“Garën e kam gjithmonë me veten time. Ajo që bëjnë ata të dy është diçka që mund të mos përsëritet për një kohë të gjatë. Unë shoh atë që mund të bëj dhe jap. Duhet shumë punë dhe respekt.”

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...