Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Tronditet sërish Borussia Dortmund, vjen lajmi i keq për sulmuesin Haaland

Pa e marrë ende veten nga humbja shokuese 4-0 ndaj Ajaxit në Ligën e Kampionëve, Borussia e Dortmundit merr një tjetër lajm tronditës. Sulmuesi Erling Haaland ka pësuar një dëmtim dhe do të mungojë për disa javë, duke “braktisur” skuadrën në një moment vërtetë të vështirë.

Lajmin e dha trajneri i verdhezinjve, Marco Rose, që deklaroi se sulmuesi ka probleme me shpinën, që nuk e lejojnë atë të japë maksimumin dhe do të duhet koha e nevojshme që të rikuperohet e të kthehet në maksimum.

“Kam folur me Erling dhe ka një problem për të cilin do t’i japim kohën e nevojshme të rikuperohet. Do të mungojë për disa javë dhe natyrisht që ky është një lajm i keq për ne, por nuk mund t’i kërkojmë të sakrifikojë më shumë se kaq”, deklaroi trajneri Rose.

Më pas erdhi edhe konfirmimi nga Federata Norvegjeze e Futbollit, që nëpërmjet një komunikate njoftoi se sulmuesi nuk do të jetë pjesë e përfaqësueses për dy ndeshjet vendimtare eliminatore të Botërorit, përballë Letonisë e Holandës, pasi siç thotë, rikuperimi i Haaland do të marrë minimalisht 4 javë kohë.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...