Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Në gjurmët e babait, Etien Tare udhëheq Lacion në kampionat

E ardhmja duket e ndritur për Etien Taren, djalin e ish-futbollistit të Shqipërisë, Igli Tare. Duket se Tare Junior ka trashëguar cilësitë më të mira nga i ati dhe në këtë sezon është duke udhëhequr Lacion në kampionatin e të rinjve Primavera, Grupi B.

Këtë më së miri e tregojnë statistikat e katër takimeve të fundit, ku 18-vjeçari shqiptar ka shkëlqyer falë realizimit të katër golave. Sakaq, Tare nuk është mjaftuar vetëm me golat, ndërsa është treguar bujar edhe me shokët e skuadrës duke shtuar dy asistime në llogarinë e tij.

Në këtë formë, falë edhe kontributit të Tares që është kthyer në pikë referimi për kryeqytetasit, bardhekaltërit kanë grumbulluar 18 pikë në 7 javët e para dhe ndajnë vendin e parë të klasifikimit së bashku me Frosinonen.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...