Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

100 ndeshje si zëvendësues, Klopp për sulmuesin: Njerëzit do të shkruajnë libra për të!

Liverpool triumfoi në ekstrem ndeshjen e fundit të Premier League teksa mposhti vetëm në minutën e 94, Wolverhampton. Autori i golit vendimtar ishte Divock Origi, me belgun që u fut në fushë si zëvendësues për herë të 100-të me fanellën e Liverpool, megjithatë kjo nuk e ka penguar të shkëlqejë ndërsa edhe trajneri Jurgen Klopp ka folur me elozhe për 26-vjeçarin. Gjermani ka theksuar se njerëzit do të shkruajnë libra për Origi, ndërsa shton se ai është një djalë i mrekullueshëm.

“Ai është një legjend, njerëzit do të shkruajnë libra për të. Është një lojtar i madh, një djalosh i shkëlqyer dhe kur futet në këtë mënyrë në fushën e lojës unë lumturohem shumë për atë. Origi është një legjend, u fut dhe e përfundoi aksionin në mënyrë të shkëlqyer.

Është një sulmues i pabesueshëm, por për arsye të ndryshme nuk ka luajtur shumë shpesh. Shpresoj që një ditë të gjejë një trajner që ta aktivizoj më shumë se sa e bëj unë. Me treshen që kemi ne në sulm, ai nuk mund të marrë shumë minuta, por është një djalosh shumë pozitiv dhe që e do klubin”, u shpreh Klopp.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...