Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

“Nuk ishim Liverpool”, Klopp flet hapur: Nuk pashë asgjë të bukur në fushë

Liverpool nuk humbiste në kampionat prej shtatë javësh. Ekipi i Jurgen Klopp u mposht 1-0 nga Leicester City në një ndeshje ku Momo Salah humbi një penallti në pjesën e parë.

Disfata e dytë sezonale në Premier League për “The Reds”, të cilët renditen në vend të dytë me 6 pikë më pak se Manchester City. Jurgen Klopp foli pas ndeshjes me “Dhelprat”, ku ndër të tjera tha:

Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Nuk më pëlqeu fare paraqitja jonë, luajtëm një ndeshje shumë të çuditshme. Krijuam raste, ndërsa ata shënuan golin. Shkaku i humbjes është i thjeshtë: nuk bëmë aq sa duhet për të mposhtur Leicester City.

Ata e merituan fitoren. U bënë disa performanca nën nivelin normal. Është detyra ime t’i kuptoj këto lloj gjërash përpara fillimit të ndeshjeve, se kush lojtar është në formë dhe kush jo.

Shumë herë këta djem më kanë dhënë mundësinë të them: ‘Wow, çfarë ndeshje’. E them përsëri ‘wow’, por në mënyrë dhe kuptim krejtësisht të kundërt.

Nuk pashë asgjë të bukur ndaj Leicester. Nuk dukeshim sikur ishim ne, kjo është padyshim e vetmja gjë për të cilën duhet të mendojmë dhe të ndryshojmë menjëherë”, deklaroi Klopp.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...