Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Kush nuk buzëqesh kurrë? Një skuadër europiane ende pa fitore!

Viti i ri pritet t’i sjellë një dhuratë të madhe, ndonjë skuadre në Europë. Njërës në veçanti, mes atyre që i përkasin kampionateve që janë ndër 10 të parat në klasifikimin e Uefa-s, dhe që ende nuk ka fituar asnjë ndeshje të vetme në kampionat këtë sezon.

Duket diçka absurde në fakt që në elitën e futbollit kontinental është ende një skuadër që nuk ka mundur të festojë asnjë sukses. Bëhet fjalë për Levanten, i vetmi formacion mes 10 kampionateve më kompetitivë të Europës, që ende nuk ka fituar 3 pikët e para.

Skuadra që i është besuar trajnerit italian Alessio Lisci, ishte shumë pranë fitores së parë në sfidën e 20 dhjetorit të kaluar, në derbin e shumë ndier me Valencian, ku shkoi në avantazh të dy golave në pjesën e parë, por më pas pësoi përmbysjen e rivalëve. Rezultati final 3-4, me një surprizë të hidhur për Levanten për një fitore kaq të çmuar të ikur për duarsh.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...