Connect with us

Hi, what are you looking for?

FA Cup

Kualifikim i vuajtur në FA Cup, Conte: Nuk duhet të jemi të kënaqur, por e arritëm qëllimin

Tottenham kaloi me vështirësi në raundin pasardhës të FA Cup teksa mposhti me përmbysje me shifrat 3-1 ekipin e Ligës së Parë, Morecambe. Ishin miqtë ata që kaluan të parët në avantazh në minutën e 33 me anë të O’Connor, teksa në fraksionin e dytë, trajneri Antonio Conte aktivizoi disa prej titullarëve për të ndryshuar lojë.

Një strategji e cila funksionoi me Ëinks që barazoi në minutën e 74, ndërsa Moura dhe Kane realizuan respektivisht në minutat 88 dhe 88 për të siguruar kualifikimin. Sakaq, pas ndeshjes, tekniku Conte theksoi se nuk duhet të jenë të kënaqur me performancën megjithatë sipas tij e rëndësishme ishte fakti që në fund u arrit qëllimi për të vazhduar garën në FA Cup.

“Mendoj se mund të bënim pak më mirë dhe për këtë ka paksa zhgënjim. Megjithatë, qëllimi jonë ishte të kalonim për në raundin pasardhës dhe t’i jepnim një shans lojtarëve që në periudhën e fundit nuk janë aktivizuar shumë. E sigurt është se nuk mund të jemi të kënaqur me këtë performancë, por e arritëm objektivin gjithsesi”, u shpreh Conte.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...