Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

“Kaosi perfekt”, Neymar publikon dokumentar: Për familjen jam si Batman, për të tjerët Joker!

Neymar është nga ata personazhe të botës së futbollit i cili di të fitojë vëmendjen edhe kur nuk është aktiv në fushën e gjelbërt teksa së fundmi përgatit të publikojë dokumentarin e tij “Kaosi perfekt”.

Një nga pjesët më interesante në dokumentar është edhe momenti kur vetë Neymar flet për kritikat e shumta që merr. Sulmuesi i PSG thekson se shpeshherë kritikat për të janë të tepruara ndërsa tregon se për familjen e tij ai është si një hero, më saktë si Batman, ndërsa për të huajt që nuk e njohin ai është si personazhi Joker.

“Unë kritikohem më shumë se sa e meritoj dhe ndonjëherë kjo është shumë e vështirë. Për ata që më njohin nga afër si familja dhe miqtë e mi unë jam si hero, jam si Batman. Ndëkohë, për të huajt dhe që janë larg meje e nuk më njohin, dukem sikur jam një personazh si ai i Joker-it”, u shpreh Neymar.

Kujtojmë se, braziliani nuk luan me PSG prej fundit të vitit 2021 ndërsa tashmë është futur në fazat e fundit të rikuperimit teksa pritet rikthimi i tij në muajin shkurt, megjithatë kjo nuk e penguar për të vazhduar me projektet e tij.

 

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...