Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

Bylis “thyen” Erzenin dhe prek Superioren, fitojnë Korabi dhe Apolonia

Rikthimi i Bylis në Kategorinë Superiore pas vetëm një sezoni mund të konsiderohet një fakt i kryer. Ballshiotët të cilët kryesojnë bindshëm Kategorinë e Parë fituan edhe përballjen direkte ndaj Erzenit të vendit të dytë me shifrat minimale 1-0, duke u shkëputur në 8 pikë nga shijakasit që janë ndjekësit më të afërt dhe në +12 nga Korabi i vendit të tretë. Sfidën e Adush Muçës më të rëndësishmen e raundit të 17-të e vendosi një gol i Lorran në minutat e fundit të pjesës së parë, rezultat që mbeti i pandryshuar. Mori një sukses të rëndëishëm në garën për t’u ngjitur në Superiore Korabi që triumfoi 1-2 në transfertën sarandiote ndaj Butrintit falë golave të Taulant Markut dhe Dragoj.

Vazhdon ngjitjen në renditje edhe Apolonia që fitoi 0-2 në transfertën peqinase ndaj Shkumbinit, falë dygolëshit të Omerit, me fierakët që thelluan krizën e Shkumbinit. Përfundoi në barazim pa gola sfida tjetër me peshë e kësaj jave ajo mes Tomorit dhe Burrelit ndërkohë që Lushnja mori një pikë të rëndësishme falë barazimit 0-0 në transfertën e Pukës ndaj Tërbunit vendas. Besa pësoi një humbje të turpshme me shifrat 0-3 nga Podgradeci në shtëpi ndërkohë që Besëlidhja mposhti në Lezhë 3-1 Turbinën e Cërrikut.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...