Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Cilat klube evropiane zhvilluan merkaton më të mirë këtë janar?

Cili klub evropian bëri më mirë këtë janar? Seksioni i merkatos së dimrit është i kufizuar, yjet ndodhen nën kontrata dhe preferojnë lëvizjen në fund të sezonit, por disa klube janë përforcuar ndjeshëm.

Juventusi po zhvillon një sezon larg pritshmërive dhe drejtuesit kryen disa lëvizje në merkato. Dusan Vlahovic është afrimi i madh, me “Zonjën” që ra dakord për ta blerë nga Fiorentina për shumën e 75 milionë eurove. Denis Zakaria është afrimi për mesfushën, teksa janë larguar Bentancur dhe Kulusevski drejt Tottenham.

Kampionët e Interit siguruar shërbimet e Robin Gosens dhe Felipe Caicedo, teksa në vetë do të zbarkojë te zikaltrit portieri Andre Onana. Pas mbetet Milani, që deri tani ka zyrtarizuar sulmuesin Marko Lazetic nga Crvena Zvezda.

Shumë transferime u kryen dhe në Premier League, që vërtetoi edhe një herë tjetër qe është liga më e mirë e momentit në botë. Liverpool përforcoi sulmin me kolumbianin Luis Diaz, teksa kanë qenë aktive edhe Aston Villa (Coutinho, Digne, Olsen dhe Chambers), Tottenham (Bentancur, Kulusevski), Everton (Dele Alli, Van De Beek, El Ghazi) dhe Newcastle (Trippier, Wood, Guimares, Targett, Burn), teksa Manchester City fitoi rivalitetin për talentin Julian Alvares.

Barcelona është klubi që ka kryer më shumë lëvizje në La Liga. Skuadra e Xavit është përforcuar me lojtarë si Ferran Torres, Pierre-Emerick Aubameyang dhe Adama Traore. Tani është radha e fushës, aty ku ekipet do të tentojnë të realizojnë objektivat sezonalë.

[quiz-cat id=”288388″]

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...