Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Skandali i Greenwood, reagon për herë të parë Ragnick

Manchester United po përgatitet të përballet me Middlesbrough në raundin e katërt të FA Cup, por Mason Greenwood nuk do të luajë për klubin deri në një njoftim tjetër.

Arrestimi i sulmuesit nuk i ka shpërqendruar përgatitjet e Manchester United për ndeshjen e tyre në FA Cup kundër Middlesbrough, ka bërë me dije Ralf Rangnick.

20-vjeçari u arrestua të dielën nën dyshimin për përdhunim dhe sulm dhe u arrestua më tej të martën me dyshimin për kërcënime për vrasje dhe sulm seksual, pasi policia u njoftua për pretendimet e bëra nga një grua në mediat sociale.

Ai u lirua nga paraburgimi nga policia të mërkurën me kusht në pritje të hetimeve të mëtejshme dhe Manchester United përsëriti qëndrimin e tij se ai nuk do të marrë pjesë në asnjë seancë stërvitore apo lojë pa dalë vendimi përfundimtar nga drejtësia.

Çfarë është thënë?

Rangnick u përball me mediat për herë të parë që nga arrestimi i Greenwood përpara ndeshjes së tyre në raundin e katërt të FA Cup kundër Middlesbrough dhe ndërsa nuk foli në detaje për këtë çështje, ai komentoi se kjo nuk kishte ndikuar në planet e tyre stërvitore.

Trajneri gjerman tha: “Kemi pasur një javë të mirë normale stërvitore me pesë seanca stërvitore duke përfshirë të sotmen. Natyrisht që ishte një temë brenda ekipit, por ata janë të gjithë qenie njerëzore dhe Mason ishte pjesë e grupit përpara se të kishim pushimin tonë. Ishte një javë e mirë stërvitore, ne mund të stërviteshim në kushte normale dhe mezi presim ndeshjen e nesërme”.
[quiz-cat id=”297386″]

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...