Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Çela: Dalja e gabuar e Salit? Isha gati të ndërhyja me sparkatë

Kastrioti mposhti 2-0 Dinamon në takimin e parë të javës së 19-të në Superiore. Trajneri i ekipit krutan, Emiliano Çela foli pas fitores në “Gol pas Goli”Supersport duke analizuar triumfin e sotëm, teksa nuk mungoi një batutë nga ish-mbrojtësi i njohur.

Edhe fitorja me Teutën na dha tjetër impuls. Vazhdojmë të punojmë me entuziazëm dhe me intensitet në stërvitje. Do përmirësohemi. Greca? E dimë që është një nga pikat më të forta, është lojtari që merr përsipër.

Kishim marrë informacione që Dinamo do luante me skemën 4-4-2. Problemi që u shfaq në pjesën e parë ishte pas minutës së 20-të, u vonuam pak në presingun ultra-ofensiv, por e vendosëm ekipin në ekuilibër. Mos të harrojmë që presingu ultra-ofensiv nuk mund të bëhet gjatë gjithë kohës.

Patëm problem të luanim linjat vertikale, po luanim me një shkatërrues, por pati merita edhe Dinamo. Reginaldo vinte me tërheqje dhe ishte i lirë. Kur ai futej në linjat e mesfushës, doja ta kapte një nga mesfushorët.

Në pjesën e dytë kaluam me dy lojtarë përpara mbrojtjes. Kaluam me 4-4-1-1. Dalja e Salit? Ajo që më erdhi në mend ishte të futesha në fushë dhe t’i bëja sparkatë nga mbrapa Denissonit. 

 

Prodani? I thashë që mundohu të luash më mirë ndeshjen tjetër. I uroj suksese. Fusha është e vështirë, ka lagështirë në disa momente”, deklaroi trajneri i skuadrës krutane.

[quiz-cat id=”288388″]

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...