Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Një ditë do të bëhem futbollist dhe do i kaloj problemet”, 15-vjeçari cilësohet si Adriano i ri!

Endrick Felipe Moreira de Sousa, i datëlindjes 2006 është xhevahiri më i fundit që po rritet në Brazil ndërsa përgatitet për të emigruar në Europë, për të ndjekur gjurmët e shumë patriotëve të tij që kanë shkëlqyer në Kontinentin e Vjetër. Endrick, është pjesë e Palmeiras dhe në një kompeticion për të rinjtë ka shkëlyqer duke dërguar ekipin e tij te suksesi.

Ndërkaq, statistikat e Endrick janë të frikshme duke marrë parasysh se ka thyer të gjithë rekordet në kampionatet e moshave pasi ka realizuar 168  gola në 170 ndeshje. Sigurisht, klubeve më të mëdha të Europës nuk kishte si t’iu shpëtonte një talent i tillë teksa Real Madrid, Barcelona apo Bayern Munich cilësohen favorite për shërbimet e tij.

Për sulmuesin e talentuar ka folur edhe një legjendë braziliane si Ze Roberto i cili thekson se Endrick prej moshës 11-vjeçare luan me Palmeiras ndërsa gjithnjë ka bërë diferencën, ndërsa shprehet se në Brazil cilësohet si Adriano i ri.

Në të kaluarën, Endrick është shprehur se një ditë do të bëhej futbollist dhe do të shpëtonte nga të gjitha problemet, e mesa duket kjo ditë ka ardhur pasi shumë shpejt Endrick mund të jetë duke përfaqësuar fanellën e një prej klubeve më të rëndësishëm në Europë.

[quiz-cat id=”288388″]

Lajme të tjera

Bundesliga

Olivert Glasner është emri i momentit te Bayern Munich. Rekordmenët e futbollit gjerman po kërkojnë prej kohësh për pasardhësin e Thomas Tuchel. Xabi Alonso,...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Futboll

Struga shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut për të dytin vit radhazi. Struganët triumfuan 0-2 në derbin e shqiptarëve përballë Shkëndijës së Tetovës, duke...

Legjionarët

Fitorja është alternativa e vetme për Sassuolon në transfertën kundër Genoas, duel që po transmetohet në SuperSport 2. Skuadra mike ku bëjnë pjesë Marash...