Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

“Luftë për pushtet”/ Rangnick, mes dy zjarreve “Ronaldo-Maguire”

Cristiano Ronaldo dhe Harry Maguire raportohet se janë në “luftë për pushtet” për vendin e kapitenit të Manchester United.

Mediat angleze raportojnë se ish ylli i Juventusit dhe kapiteni aktual i United, Maguire janë “përfshirë në një luftë për pushtet”.

Më tej shtohet se Rangnick ka qenë i përfshirë në bisedime si me Ronaldon ashtu edhe me Maguire për të “hequr dorë nga shiriti i kapitenit për pjesën tjetër të sezonit”.

Maguire, i cili u nënshkrua për 80 milionë paund në vitin 2019, është kritikuar ashpër për pozicionin e tij si kapiten i United dhe për ecurinë e tij të dobët të formës.

Megjithatë, mbrojtësi 28-vjeçar i United nuk pranon të tërhiqet si kapiten për shkak të ‘frikës’ së humbjes së pozicionit të tij si kapiten i përhershëm i klubit.

Raportohet se Maguire ndihet ‘gjithnjë e më i dëmtuar’ nga prania e Ronaldos në dhomën e zhveshjes së United dhe ‘ndikimi i tij i madh’ te lojtarët më të rinj.

Rangnick, i cili do të largohet nga posti I trajnerit të përkohshëm në fund të sezonit, ka ngarkuar Ronaldon që të mentorojë lojtarët më të rinj në skuadrën e United.

Portugezi i dha fund mungesës së golave pas gjashtë ndeshjeve të para të 2022-shit, me fitoren 2-0 të United ndaj Brighton në “Old Trafford” të martën.

Megjithatë, pesë herë fituesi i Topit të Artë thuhet se është i pakënaqur me formën e United dhe është lidhur me një largim në verë nëse klubi dështon të arrijë katërshen e pare, pra në Champions League.

Ronaldo, i cili ka kontratë deri në vitin 2023-shin me “Djajtë e Kuq”, ka shënuar 15 gola në 27 paraqitje për United që nga vera, kur u rikthye te anglezët.

 

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...