Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Messi: Mbappenë tani po e njoh, jam i lumtur te PSG

Në një video-intervistë të publikuar në faqen zyrtare të PSG-së, Leo Messi vë pikat mbi “i” për sa i përket situatës personale dhe asaj të klubit të tij aktual, pak më shumë se 6 muaj pas transferimit në Francë nga Barcelona. Argjentinasi trajton argumente të ndryshme, që nga lufta për Championsin dhe deri te ndjesia me Mbappenë, gjithsesi fjalët e para janë për klubin.

“PSG është një klub që po rritet prej kohësh, ka ambicie të pamata dhe nuk ka ndër mend të ndalet. Është që tani një ndër skuadrat më të mëdha në botë dhe nuk ka asgjë për t’iu pasur zili klubeve historike”.

Gjithsesi, te PSG paratë e sheikëve ende nuk e kanë sjellë trofenë e Championsit, kompeticion për të cilin është marrë dhe Messi, që deklaron.

“Të fitosh Championsin është e komplikuar, pasi është një kompeticion ku luajnë më të mirët dhe çdo detaj, çdo gabim mund të të nxjerrë jashtë. Ne kemi një skuadër që, me siguri, mund të konkurrojë për të fituar Championsin, por duhet të ruajmë qetësinë, edhe pse jo gjithmonë e fiton ai që e meriton”.

Nuk mungon edhe një koment i Messit për shokët e repartit, me të cilët formon një sulm “yjesh” te Paris Saint-Germain.

“Di Marian dhe Neymarin i njihja më parë, Kylian Mbappenë jo, madje as jashtë fushe. Por pak nga pak po njihemi, sidomos në fushë, për të parë se çfarë ndjesie mund të kemi me njëri-tjetrin. Natyrisht është kënaqësi të luash me më të mirët, kam qenë për shumë kohë te Barcelona, duke luajtur me më të mëdhenjtë e futbollit, tani dua të vazhdoj ta bëj këtu, te PSG, ku jam i lumtur”.

 

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...