Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Lufta në Ukrainë, Adidas pezullon bashkëpunimin me kombëtaren ruse

Kompania e veshjeve sportive, Adidas u bë e fundit që reagoi për pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Adidas pezulloi marrëdhëniet me Rusinë, pasi ndërpreu lidhjet me Federatën Ruse të Futbollit.

Moska sulmoi Ukrainën në fund të muajit të kaluar, një veprim që ka bërë që të vendosen sanksione serioze politike, ekonomike dhe sportive ndaj Rusisë.

Tani, pas ndarjes së disa bizneseve të tjera të mëdha nga shoqatat e tyre, Adidas, një partner prej vitesh i RFS, ka vendosur ndërprerjen e marrëdhënieve të bashkëpunimit.

Adidas bëhen biznesi i fundit i madh që ose i ndërprenë tërësisht lidhjet me regjimin e Putinit ose së paku i vendos një ndërprerje.

Sanksionet sportive kundër Rusisë ka të ngjarë të rriten, me përfaqësuese e këtij vendi tashmë të pezulluar nga futbolli ndërkombëtar.

Përveç kësaj, skuadrat ruse janë përjashtuar nga kampionatet evropiane, me Spartak Moscow-n e eliminuar nga Europa League me vendimin e dhënë nga UEFA.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...