Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Shehu: Mërzitesh kur kontrollon lojën dhe nuk fiton, nuk flitet për titullin te Laçi

Julian Shehu u zgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes Kastrioti-Laçi (1-1). Mesfushori i ekipit kurbinas nuk e fshehu zhgënjimin për mungesën e fitores në deklaratën e dhënë për “Gol pas Goli”Supersport, teksa karikon shokët të fokusohen te ndeshjet e ardhshme.

Zhgënjyese, sepse të kesh lojën në kontroll dhe të pësosh në një rast, sigurisht që mërzitesh. Nuk morëm atë që deshëm, por të shohim përpara.

Te Laçi nuk është përmendur asnjëherë titulli, kemi objektiv Kupat e Europës. Rëndësi ka të japim maksimumin dhe të marrim maksimumin. Kupa e Europës janë objektivi ynë, nëse do jemi afër kreut, pse jo për titull.

Mesfusha? Kishim krijuar një fizionomi, por ky është futbolli. Lushkjes i uroj suksese, Deliu ka pasur probleme myuskulore, por edhe lojtarët e tjerë kanë treguar se e meritojnë të luajnë me Laçin.

Të gjithë ekipet e kanë të vështirë me ekipet e fundit. Mobilizimi i tyre është maksimal, terreni ndikon, ne futemi në fushë për fitore, por është e vështirë të marrësh tre pikët ndaj çdo kundërshtari”, deklaroi 23-vjeçari.

[quiz-cat id=”297576″]

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...