Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Messi është një alien pa emicione”, Di Canio: Ja pse Ronaldo është më i mirë se ai

Ish-sulmuesi Italian, Paolo Di Canio ka shpjeguar pse preferon Cristiano Ronaldon para Lionel Messit, duke e quajtur këtë të fundit “një alien pa emocione”.

Ronaldo dhe Messi kanë pasur javë të kundërta, me të parin që ka shënuar hat-trick për Manchester United në fitoren 3-2 ndaj Tottenham.

Ndërkohë, Messi ishte pjesë e skuadrës së Paris Saint-Germain-it, e cila kapitulloi kundër Real Madridit në Champions League përpara se të ofendohej nga tifozët në takimin kundër Bordeaux.

Duke folur në lidhje se kush është më i mirë mes Ronaldos dhe Messit, Di Canio u shpreh se beson se qëndrimet e tyre gjatë shtatë ditëve të fundit janë ajo që i ndan.

Messi u largua nga fusha duke kruar kokën, ai nuk ka emocione. Unë preferoj Cristiano Ronaldon, që tha: ‘Doni që unë të ulem në pankinë kundër Man City? Unë kthehem në Portugali, pastaj kthehem dhe shënoj një hat-trick.’ Preferoj njeriun që ka shpirt, sesa të huajt pa emocione”, -tha ish-futbollisti për “Sky Sport Italia”.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...