Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Analizë Superiore/ As Seferi, as Xhixha, një mesfushor më i miri ndaj Vllaznisë

Fitorja me përmbysje ndaj Vllaznisë, në “Loro Boriçi”, i dha një bonus të madh Tiranës në garën e titullit kampion. Bardheblutë e fituan derbin e Shqipërisë falë golave të Ismajlgecit dhe Hotit. Pikërisht ky i fundit ka zhvilluar ndaj shkodranëve një nga ndeshjet e tij më të mira në Abissnet Superiore dhe me të drejtë statistikat e nxjerrin më të mirin e takimit.

Më këtë sfidë mjaft të luftuar, mesfushori nga Kosova ka qenë i saktë në 77% të pasimeve dhe ka mundur t’i driblojë kundërshtarët në tri nga katër tentativat. Ka mundur të realizojë me sukses pak më shumë se gjysmën e aksioneve si dhe ka fituar 8 nga 15 duelet defensive. Në total la mundur të rikuperojë 10 topa, 5 në fushën kundërshtare. Një futbollist që u shton bardhebluve muskuj dhe lartësi në mesfushë.

 

Lajme të tjera

Bundesliga

Olivert Glasner është emri i momentit te Bayern Munich. Rekordmenët e futbollit gjerman po kërkojnë prej kohësh për pasardhësin e Thomas Tuchel. Xabi Alonso,...

Futboll

Struga shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut për të dytin vit radhazi. Struganët triumfuan 0-2 në derbin e shqiptarëve përballë Shkëndijës së Tetovës, duke...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Legjionarët

Fitorja është alternativa e vetme për Sassuolon në transfertën kundër Genoas, duel që po transmetohet në SuperSport 2. Skuadra mike ku bëjnë pjesë Marash...