Connect with us

Hi, what are you looking for?

Spanjë

VIDEO/ Festë e çmendur e Sadikut për golin e parë në kampionat me Las Palmasin

Armando Sadiku festoi si i çmendur golin e parë në kampionat me Las Palmasit, që militon në La Liga 2, niveli i dytë në hierarkinë e futbollit spanjoll. Sulmuesi shqiptar, shënoi të vetmin gol në ndeshjen e transfertës ndaj Valladolidit, ndaj dhe reagimi i tij në momentin e festës ishte i ligjshëm.

Ishte minuta e 61-të kur 30-vjeçari i shërbyer me një krosim të saktë nga e djathtë dhe pasi dështoi në dy tentativat e para, në të radhës e dërgoi topin në këndin e duhur, duke përshëndetur rrjetën. Vetëm pesë minuta pas golit, u zëvendësua nga Gonzalez.

Gjatë këtij sezoni, Armando Sadiku është aktivizuar në 16 ndeshje në kampionat me Las Palmasin, por në vetëm katër raste titullar. Kujtojmë që sulmuesi shqiptar ka mundur të shënojë edhe dy gola në Kupën e Mbretit.

 

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...