Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Miqësorja e së martës, një shqiptar gjyqtari i Turqi-Itali

Italia do të zbresë sërish në fushë më 29 mars. Kombëtarja e kaltër do të sfidojë Turqinë në Konyaspor, në një miqësore në të cilën dy kombëtaret do të tentojnë të lënë pas krahëve zhgënjimin e humbjeve ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Portugalisë.

Italia dhe Turqia nuk ia dolën të merrnin rezultate pozitive dhe tani do e ndjekin nga shtëpia Botërorin Katar 2022. Arbitri kryesor i këtij takimi do të jetë shqiptar.

Gjyqtari që mban stemën e FIFA-s, Enea Jorgji është përzgjedhur të arbitrojë kampionët e Europës në transfertën turke të së martës në mbrëmje (20:45).

37-vjeçari nga Elbasani është konfirmuar si kryesori i miqësores Turqi-Itali, teksa do të ketë si asistentë Dojando Myftarin dhe Ilir Tartarin.

[quiz-cat id=”297576″]

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...