Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Real Madrid në sulm për yllin e Bayernit, Ancelotti kërkon ndihmën e Alaba

Real Madrid po tenton të marrë një tjetër lojtar nga Bayern Munchen. Pasi siguroi verën e kaluar shërbimet e David Alaba si lojtar i lirë, klubi spanjoll po tenton të afrojë në La Liga edhe Serge Gnabryn.

26-vjeçari ofensiv ka kontratë deri në 2023 me kampionët e Gjermanisë. Rinovimi po vonon, pasi drejtuesit bavarezë nuk janë të gatshëm të plotësojnë kërkesat financiare të lojtarit të kombëtares gjermane.

Gnabry kërkon një pagë prej 15 milionë eurosh në sezon, aq sa përfitojnë edhe lojtarë si Kingsley Coman apo Leroy Sane, ndërsa Bayerni ofron më pak miliona për kontratën e re.

Carlo Ancelotti e pëlqen shumë lojtarin gjerman dhe te Reali po kërkojnë ndihmën e Alaba. Sport Bild thekson se mbrojtësi austriak ka nisur nga puna për të bindur ish-shokun e ekipit që të transferohet në kryeqytetin spanjoll në fund të sezonit.

[quiz-cat id=”297576″]

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...