Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

VIDEO/ Barcelona i falet magjisë së Pedrit, thyen Sevillan dhe ngjitet në vend të dytë

Barcelona nuk ndalet as përballë Sevillas. Skuadra e Xavit dominoi sfidën ndaj andaluzianëve në “Camp Nou”, por realizoi vetëm një gol. Perla e Pedrit në minutën e 74-t i dhuroi Barcelonës suksesin e gjashtë radhazi në La Liga dhe vendin e dytë.

Ndeshja dhuroi emocione dhe nisi me katalanasit në sulm. Ferran Torres dhe Frenkie De Jong iu afruan golit, teksa provoi edhe Jordi Alba. Në fundin e pjesës së parë tentoi edhe Pierre-Emerick Aubameyang, por Bono priti në dy kohë.

Vendasit nuk e ulën ritmin në pjesën e dytë, fraksion ku e kërkoi golin edhe Sevilla. Ocampos dhe Lamela u shfaqën të rrezikshëm për ekipin e Lopeteguit, ndërsa Barcelona u përgjigj me Ferran Torres dhe Araujon.

Ivan Rakitic provoi në krahun tjetër, ndërsa Bono dhe traversa i hoqën golin Gerard Pique. Tentoi edhe Dembele fluturimthi, por topi mbi tra. Gjithsesi, tifozët përjetuan emocione në minutën e 74-t.

Pedri dhuroi “show” dhe gjeti cepin e portës kundërshtare me një gjuajtje të saktë nga larg. Festë në “Camp Nou”, çlirim i madh për Xavin dhe 1-0 për Barcelonën, që menaxhoi mirë minutat e mbetura dhe festoi suksesin e radhës.

[quiz-cat id=”297576″]

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...