Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Zyrtare/ Gjashtë ndeshje pa fitore, Laçi shkarkon trajnerin Mirel Josa

Mirel Josa nuk është më trajner i Laçit. Vendimi është bërë i ditur nga vetë klubi kurbinas në faqet zyrtare në rrjetet sociale, teksa fatale ka rezultuar humbja e djeshme ndaj Partizanit, 2-1 në “Elbasan Arena”.

Tekniku kryeqytetas mori drejtimin e kurbinasve më 24 tetor, në javën e 7 të Abissnet Superiores, kur zëvendësoi malazezin Dejan Vukiçeviç dhe i ndërroi menjëherë fytyrën skuadrës, duke e shndërruar në pretendente për titull.

Megjithatë humbja me Tiranën 4-1 në kryeqytet më 26 shkurt, është pasuar me një sërë rezultatesh negative, pasi në 6 ndeshjet e radhës në kampionat, ka marrë 3 humbje e tre barazime.

Gjithsesi kurbinasit kanë fituar sfidën e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërsë ndaj Teutës dhe janë pretendentë për të kaluar në finale.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...