Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Trajneri i të kuqve “skarcon” Markun, tregon edhe problemin e Kallakut

Iu bashkua Partizanit pas një sezoni shumë të mirë me Vllazninë, por me fanellën e kuqe nuk ka gjetur vazhdimësinë në fushën e gjelbër. Është aktivizuar në total në 15 ndeshje të Superiores, në 9 sfida në rolin e titullarit, si dhe ka shënuar një gol në fitoren e thellë 5-0 ndaj Kukësit. Shumë pak për një mesfushor si Herlad Marku, që krijoi pritshmëri të larta kur hodhi firmën te Partizani. Trajneri Dritan Mehmeti, i pyetur për situatën e 25-vjeçarit, që po gjen më vend në formacion, ishte i drejtpërdrejtë në përgjigje, duke ia lënë përgjegjësinë lojtarit.

“Herladi është një lojtar profesionist, ka vlerat e tij. Vitin e kaluar i tregoi vlerat e tij kur luante me Vllazninë. Por duhet pranuar që jo vetëm tani, që e drejtoj unë Partizanin, por edhe gjatë dy fazave të para, nuk ka qenë ai që kemi pritur. Besoj dhe mendoj se Heraldi nuk është përshtatur me filozofinë e Partizanit. Pavarësisht së mund të jesh lojtar i mirë, ka raste kur nuk përshtatesh me filozofinë e skuadrës.”

Nuk po funksionon te Partizani, siç të gjithë e prisnin, as Sherif Kallaku, një numër 10 tipik, që për Mehmetin ka vuajtur për shkak të probleme fizike.

“Sa i përket Kallakut, jam munduar që ta përshtat për t’i rritur vlerat, që t’i shërbejë vetes dhe Partizanit. Sa i përket pozicionit, të jeni të bindur që është një numër 10 që luan pas sulmuesve, por e kam shpjeguar edhe më herët, ka pasur shumë luhatje në aspektin fizik. Kur një lojtar nuk është fizikisht në gjendjen optimale, nuk mund të japë atë që kërkohet prej tij edhe në aspektin tekniko-taktik.”

 

 

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...