Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Mesazhi i djalit të Maradonës për Mourinhon: Të dua aq sa ti ke dashur babanë tim!

Të dielën e kaluar, José Mourinho përfitoi nga vizita e Romës në Napoli për të nderuar Diego Armando Maradonën. Trajneri portugez vendosi një buqetë me lule në muralin kushtuar legjendës, i rrethuar nga tifozë napolitanë. Një veprim për t’u vlerësuar nga trajneri i Romës, mik i “Pibe de Oro”. Mourinho ishte aty me djalin e Maradonës, Diego Maradona Junior, i cili postoi një foto me trajnerin, shoqëruar me një mesazh të këndshëm në llogarinë e tij në rrjetet sociale.

“U përqafuam dhe emocionuam duke kujtuar babanë tim. Jose Mourinho, mik i vërtetë dhe besnik i Diegos dhe më pas i Maradonës, mik në të mirë dhe të keq.

Të dua shumë, aq sa ti ke dashur babanë”.

Llogaria zyrtare e José Mourinhos reagoi duke e komentuar me zemër postimin.

https://www.instagram.com/p/CcfJBO3qrOG/

 

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...