Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Merkato e Romës fokusohet në Premier, tre emrat që kërkon Mourinho

Roma do të sfidojë Leicester City të enjten, në gjysmëfinalen e parë të Conference League. Objektivi është kualifikimi në finalen e madhe të Tiranës, me Jose Mourinhon që shpreson të fitojë trofe në vitin e parë si trajner i ekipit kryeqytetas.

Ky udhëtim në ishull do i shërbejë Tiago Pintos në lidhje me merkaton, që do të bazohet në Angli si verën e kaluar, kur u siguruan Tammy Abraham, Rui Patricio dhe Maitland-Niles (janar). Drejtori sportiv ka programuar disa takime, sidomos me homologët e Manchester United e Aston Villa.

Tre janë objektivat e Romës: Douglas Luiz, mesfushori brazilian i Aston Villa, dhe Eric Bailly dhe Diogo Dalot, dy mbrojtësit e Manchester United. Pëlqim ka edhe për Nemanja Matic, por probleme mbetet paga e lartë e mesfushorit.

Ndërkohë do të ketë edhe merkato në dalje. Mourinho ka dhënë leje për shitjen e Jordan Veretout, teksa ka oferta nga Premier League për Darboe dhe Diawara, ndërsa Carles Perez pëlqehet nga Bayer Leverkusen.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...