Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Mashtroi për kombësinë dhe moshën e lojtarit, Kili kërkon përjashtimin e Ekuadorit nga Botërori!

Kombëtarja e Kilit nuk mundi të siguronte një biletë për në Botërorin e Katarit teksa i mbyllën kualifikueset e Amerikës Latine në vendin e shtatë. Megjithatë, kilenët nuk i kanë humbur shpresat se mund të jenë pjesë e Botërorit pasi kanë ngritur akuza ndaj Ekuadorit.

Kili i ka kërkuar FIFA-s të hetojë kombëtaren e Ekuadorit pasi sipas tyre ata kanë aktivizuar gjatë kualifikimeve një futbollist nga Kolumbia, Byron Castillo i cili nuk e kishte marrë lejen për të luajtur në radhët e ekuadorianëve dhe për më tepër është tre vite më i madh nga sa është deklaruar.

Në rast se një pretendim i tillë konfirmohet nga ana e FIFA-s, atëherë Ekuadori do të humbiste ndeshjet kualifikuese në tavolinë me rezultatin 3-0. Këta të fundit janë pjesë e Botërorit ndërsa u shortuan në Grupin A së bashku me organizatorët e Katar, Holandës e Senegalit.

Mirëpo, pjesëmarrja e tyre është vendosur tashmë në dyshim pikërisht prej kërkesës së Kilit që i kërkon FIFA-s të shqyrtojë kombëtaren ekuadoriane. Tashmë, dy federatat janë në pritje të një vendimi nga ana e FIFA-s nëse kërkesa e Kilit në dëm të Ekuadorit do të merret apo jo në shqyrtim.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...