Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Flet djali i topave që “ia hoqi trurin” Moyesit: Çfarë donte ai, t’i shënoja Eintrachtit?!

Trajneri i West Hamit, David Moyes, nuk i përmbajti dot nervat në sfidëd e kthimit në raundin gjysmëfinal të Europa League-s, në fushën e Eintrachtit të Frankfurtit, ku skuadra e tij u mposht 1-0. Trajneri skocez u ndëshkua me karton të kuq pasi goditi me forcë topin drejt një adoleshenti që kishte për detyrë të kthente topat në lojë kur përfundonin jashtë në zonën që ai mbulonte.

Djaloshi gjerman, kuptohet tifoz me ekipin vendës, nuk nxitonte për t’ua kthyer shpejt topin lojtarëve të skuadrës angleze e pikërisht ky qëndrim i tij bëri që Moyes të humbte toruan.

Në momentin kur Moyes po largohej nga fusha, djaloshi gjerman e ironizoi, duke u hakmarrë për veprimin e skocezit.

Eintrachti i Frankfurtit pati një takim me UEFA-n të premten, por nuk do të marrë asnjë masë ndaj të riut, të cilit nuk ia zbuloi identitetin.

Mësohet se kur u pyet për këtë episod, djaloshi ka komentuar: “Çfarë priste nga unë, të shënoja në portën e Eintrachtit?”

Një zyrtar i klubit gjerman ka thënë se tashmë çdo gjë ka përfunduar dhe fokusi është në ndeshjet e ardhshme.”

UEFA do të shqyrtojë komentet e nxituara të Declan Rice, i cili shau arbitrin në tunel, duke e quajtur të korruptuar.

https://www.youtube.com/watch?v=QwhNwj9m8Oc

 

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...