Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Fenomemi spanjoll mposht idhullin e tij, në finale përballë Djokovicit

Carlos Alcaraz vazhdon të magjepsë botën e tenisit. Spanjolli 19-vjeçar, tashmë numri 9 në renditjen e ATP-së, mposhti 2-1 me sete idhullin e tij, Rafa Nadal, në çerekfinalen e “Mutua Madrid Open”, Mastersi 1000 i katërt i sezonit (çmimi prej 6,744,165 €), që po luhet në kryeqytetin spanjoll.

E nis mirë fenomeni Alcaraz, i cili mbylli setin e parë 6-2, por më pas erdhi reagimi i e bashkatdhetarit më me përvojë, i cili në të dytin e fitoi 6-1. Në setin vendimtar, megjithatë, Alcaraz rigjeti formën më të mirë, atë që shfaqi në fillim të duelit, dhe në fund e fitoi me rezultatin 6-3.

Spanjolli i ri tani do të përballet në gjysmëfinale me numrin 1 në botë, serbin Novak Djokovic, i cili pasi përfitoi nga tërheqja e skocezit Andy Murray në raundin e kaluar, kaloi pa vështirësi 6-3, 6-4 polakun Poli Hubert Hurkacz.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...