Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Tchouameni nderon Monacon, Marseille zbret e treta

Skuadra e Monacos nuk heq dorë nga objektivi Champions League. Ekipi nga Principata siguroi fitoren e tetë radhazi në Legue 1, këtë herë përballë Lilles në transfertë, të cilën e mposhtën 1-2.

Në fakt, kampionët e sezonit të kaluar kanë “abdikuar” prej kohësh në elitën e futbollit francez dhe nuk kanë më objektiva për të arritur, pasi renditen në mesin e klasifikimit.

Futbollisti i shumëkërkuar në merkato, Tchouameni, realizoi golin e parë në fundin e fraksionit hapës, i shërbyer nga Ben Yedder. Në të 69-tën Lille barazoi Gomes, por vetëm gjashtë minuta e pas Tchouameni realizoi golin e dytë personal dhe të fitores për Monacon, që tashmë shpreson në një hap të gabuar të Marsejës për të shpresuar te vendi i dytë.

 

 

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...