Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Guardiola thumbon Liverpoolin në garën për titull: Ata nuk dinë të fitojnë!

Garë e jashtëzakonshme për titullin në Premier League, me Pep Guardiolën që e nxeh edhe më tepër, pasi rriti në 6 pikë diferencën me rivalët e kuq.

“Do të jetë një duel i bukur me Liverpulin për Premier League, edhe pse ata nuk është se janë mësuar ta fitojnë”. Ishte kjo një nga deklaratat e Guardiolës pas suksesit 5-0 të Manchester Cityt të tij ndaj Newcastle, dhe mbi të gjitha pas ndalesës që bënë rivalët e Liverpool që një ditë më parë barazuan 1-1 me Tottenham.

Pas një fundjave që shkoi në favorin e tij Guardiola vendosi të shfryjë paksa teksa u shpreh:Liverpool ka një histori të pabesueshme në nivel europian, por nuk e ka në Premier League ku ka fituar vetëm një herë në 30 vjet. Një javë më parë askush nuk mendonte se ne do të ishim kampionët. Të gjithë në këtë vend mbështesin Liverpool, mediat, tifozët dhe gjithë të tjerët”.

Më pas trajneri spanjoll u fokusua te vazhdimësia e garës për titullin në këto javë të fundit: “Tani duhet të bëjmë 9 pikë për ta fituar, ndoshta edhe 6, do të varet nga takimet e ardhshme. Jemi zotër të fatit tonë, do të provojmë ta fitojmë dhe duhet të shohim vetëm veten tonë”.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...