Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

“Do doja të punoja me ty”/ Jo vetëm Interi, një tjetër klub italian kërkon Dybala

Lista e klubeve që po tentojnë një marrëveshje me Paulo Dybala është e gjatë. Interi është një mundësi konkrete për lojtarin argjentinas, i cili do të largohet me parametra zero nga Juventusi në fund të sezonit.

Interesim ka edhe nga Premier League e La Liga. Manchester United, Arsenal, Tottenham, Newcastle, Barcelona dhe Sevilla, por jo vetëm. Corriere dello Sport shkruan se në garë për 28-vjeçarin argjentinas ndodhet edhe Roma.

Je futbollist i madh, do më pëlqente shumë të stërvitja një si ty”, iu drejtua lojtarit latin Jose Mourinho pas ndeshjes së fundit Roma-Juventus në “Olimpico”, ndërkohë që agjenti i Dybala ka programuar një takim me Thiago Pinto, drejtorin sportiv të klubit kryeqytetas.

Roma e tundon jo pak, pasi Dybala nuk do largohej nga Italia dhe do ishte në qendër të projektit tek ekipi verdhekuq, por më parë duhet dëgjuar oferta nga kryeqyteti.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...