Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Luan ndeshjen e fundit në stadiumin “Maradona”, sulmuesi italian takim lamtumire me ultrasit

Është koha për të thënë lamtumirë. Lorenzo Insigne, kapiten i Napolit, u takua me ultrasit e sektorit B në prag të ndeshjes së fundit në shtëpi me fanellën blu. Në përfundim të kampionatit do të fluturojë drejt Kanadasë për të nisur një përvojë të re futbollistike në Toronto. Takimi mes ultrasve dhe Insignes u zhvillua në lagjen “La Loggetta”, në Fuorigrotta. Kreu i ultrasve i dha lojtarit një pllakë përkujtimore, ndërsa Insigne u prek, i duartrokitur nga të pranishmit.

“Jam këtu për t’ju falënderuar, por edhe për t’ju thënë se Napoli do të mbetet gjithmonë shtëpia ime. Dhe sa herë të mundem, do të kthehem këtu. Nuk mund t’jua fsheh që kam tri ditë që qaj, dal jashtë stadiumit “Maradona” dhe prekem sepse ka qenë shtëpia ime për dhjetë vjet. Të dielën do të festojmë së bashku dhe jam i lumtur për këtë. Do ta mbaj gjithmonë Napolin në zemrën time”.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...