Connect with us

Hi, what are you looking for?

Legjionarët

VIDEO/ Vrioni i papërmbajtshëm, gol dhe asist në fitoren e Tirolit

Giacomo Vrioni konfirmohet njeriu i momentit në kampionatin austriak, teksa pasditen e sotme ka gjetur sërish golin dhe ka dhënë edhe një asist. Sulmuesi i kombëtares shqiptare shënoi golin e tretë dhe asistoi të katërtin në fitoren 4-2 të Tirolit ndaj Hartberg.

Futbollisti në pronësi të Juventusit luajti sërish titullar me Tirolin dhe ishte një pikë referimi në majë të sulmit, teksa kur miqtë provuan të rihapin takimin, mori skenën me një gol e një asist, duke vulosur suksesin për të tijtë.

Ky ishte goli i 16 i Vrionit, që është i dyti në renditjen e golashënuesve, pas Adeyemit, që ka shënuar 19, teksa vlen të theksohet se sulmuesi shqiptar ka dhënë edhe 4 asiste këtë sezon.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...