Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Gjimshiti karikon Atalantën: Duam Europën, Empoli i frikshëm në sulm

Atalanta do sfidojë Empolin në takimin e fundit të kampionatit italian. Zikaltrit e Gasperinit do të synojnë fitoren në Bergamo, për ta mbyllur mirë sezonin dhe për të siguruar një biletë në Conference League për sezonin e ardhshëm.

Berat Gjimshiti, mbrojtësi i kombëtares shqiptare, e cilëson tepër të rëndësishme sfidën ndaj skuadrës toskane, aty ku do të ketë përballë Nedim Bajramin dhe Kristjan Asllanin.

Është ndeshje shumë e rëndësishme, do të jetë thelbësore të luajmë takimin e fundit në shtëpi, mbi të gjitha duhet të përpiqemi për të fituar”, thekson lideri i prapavijës, teksa ndalet edhe tek ekipi kundërshtar.

Empoli ka një lojë shumë të mirë, ata sulmojnë shumë, kështu që duhet të jemi të kujdesshëm. Duhet të zhvillojmë ndeshjen tonë, ka vetëm një rezultat të mundshëm, kjo është ajo që duhet të na motivojë.

Kualifikimi në Europë? Po, mundësitë i kemi, por ne nuk e kemi në dorë, varemi edhe nga të tjerët. Të fitojmë ndeshjen tonë ndaj Empolit në fillim, më pas të shohim”, përfundoi Gjimshiti.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...